"Përmeti", Komisioni Evropian: Shqipëria të respektojë të drejtat e njeriut
Për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme, thekson Komisioni Evropian, në përgjigje të pyetjes së ngritur nga deputeti grek i “Demokracisë së Re”, Jorgo Kumucako.
"Marrëveshja për rregullimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse të Shqipërisë, dialogu konstruktiv dhe sigurimi i ekzistencës së shtetit ligjor, respektimi i të drejtave të pronës, liria e fesë dhe adhurimit, janë konteksti në të cilin duhet të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht", tha Komisioneri Stefan Fule.
Komisioni thekson se "është e nevojshme që Shqipëria të bëjë përpjekje të mëtejshme për të respektuar të drejtat e njeriut, ndërsa është vërejtur pabarazi në zbatimin e tyre efektiv".
Fule konfirmon se çështjet e respektimit të të drejtave të njeriut janë një pjesë integrale e raporteve të rregullta të progresit, për shtetet që aspirojnë të bashkohen me BE.
Ndërkaq eruodeputeti grek Jorgo Kumucako, që ngriti çështjen në KE, tha se "Reagimi i Komisionit Evropian dënon veprimet e shtetit shqiptar në Përmet dhe jep një përgjigje të qartë për mënyrën sesi duhen krijuar marrëdhëniet me Kishën Ortodokse të Shqipërisë".
(Balkanweb)