E Diel, 1 Nëntor 2026

U prezantuan si vullnetarë për të pastruar baltën nga përmbytjet, shqiptarët u vjedhin të moshuarve 6 mijë euro

Një burrë dhe një grua, me origjinë shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për vjedhje.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët kanë shkuar në shtëpinë e një çifti të moshuar, duke i mashtruar se janë vullnetarë dhe se do u pastronin shtëpinë nga balta që është shkaktuar nga reshjet e shumta në zonën e Ravenës.

Pasi kishin pastruar katin përdhes dhe kopshtin, të dy i kishin thënë “mirupafshim” çiftit, të cilët ishin prekur nga akti i tyre.

Mirëpo si duket shqiptarët nuk ishin aq zemërmirë, pasi u kanë grabitur të moshuarve 6 mijë euro dhe më pas janë zhdukur.

Të moshuarit kanë denoncuar dhe ka ndërhyrë policia, e cila brenda pak orësh arrestoi dy vullnetarët e rremë. Fatmirësisht, 6000 eurot u gjetën dhe iu kthyen pronarëve të ligjshëm.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›