E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendin e McGonigal në FBI e zë një agjent special ekspert i krimit të organizuar shqiptar

Vendin e McGonigal në FBI e zë një agjent special ekspert i

Eric J. Reese do të jetë agjenti i ri special i Kundërinteligjencës dhe divizionit të Krimit Kibernetik në Byronë Federale Investigative të Neë York.

Ky post është mbajtur më herët nga Charles McGonigal, një personazh i njohur për lidhjet me Shqipërinë, tashmë nën akuzë për një sërë veprash penale që lidhen me korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe ndihmën e dhënë ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska për shmangien sanksioneve të Perëndimit.

Ajo që bie në sy është se J. Reese është njohës i mirë i grupeve kriminale shqiptare, si dhe ka hetuar më herët ndërmarrjet kriminale euroaziatike.

Z. Reese u promovua në shef seksioni në vitin 2022 dhe drejtoi Seksionin e Operacioneve të Rusisë në Divizionin e Kundërzbulimit në Selinë e FBI-së, raportojnë mediat amerikane.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›