U prit me protesta në Selanik, Rama: Më kanë kërcënuar, por Vorio Epiri ka vdekur

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Selanik të Greqisë në kuadër të turit me diasporën.
Gjatë fjalës së tij, Rama tha se një grup i vogël kanë organizuar protesta, të cilat i quajti qesharake.
Kreu i vendit tonë u shpreh gjithashtu se këto ditë ka marrë shumë kërcënime.
Rama: Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur nga Vorio Epir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. Vorio Epir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndur të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah.
Takimi i Edi Ramës me shqiptarët në Selanik vjen menjëherë pas takimit me diasporën në New York. /vizionplus.tv