E Diel, 1 Nëntor 2026

U projektua si kryetare e PD, Jorida Tabaku flet për herë të parë pas mbledhjes me "deputetët e Bashës"

U projektua si kryetare e PD, Jorida Tabaku flet për herë të

Jorida Tabaku, e vetmja nënkryetare në detyrë e Partisë Demokratike, ka folur për herë të parë pas projektimit të saj për postin e kryetares. Ajo ka marrë pjesë këtë të mërkurë në mbledhjen e parë të Grupit Parlamentar, me kryetar Gazment Bardhin.

Në përfundim të saj, Jorida Tabaku i është përgjigjur dhe pyetjes nëse do të marrë drejtimin e PD-së zyrtare. Ajo tha se shpejt do të nisë një tur takimesh e dëgjesash me demokratët në gjithë vendin.

"Opozita shqiptare ka kaluar në 14 maj një humbje që është nga më të thellat. Kemi shumë nevojë që të kuptojmë realisht se çfarë ka ndodhur. Kemi nevojë të nisim një tur dëgjesë një tur reflektimi për të kuptuar sesi mund të ri ngrihemi.

Deputetët e PD janë të ndërgjegjshëm për pozicionin që kanë dhe kemi të gjithë vullnetin për të dalë nga kjo situatë. Çdo gjë sot do bëhet në konsultim me deputetët, unë jam duke u konsultuar me anëtarët e Kryesisë", u shpreh ndër të tjera Tabaku.

Të gjithë deputetët që kanë qenë të pranishëm në mbledhje, të 18-të, janë kryesisht ata që kanë mbështetur Lulzim Bashën dhe i kanë qëndruar besnikë qëndrimeve të tij në Partinë Demokratike. Prej një jave, që nga dorëheqja e Alibeaj, Jorida Tabaku nuk ka marrë ende një vendim nëse do e marrë apo jo drejtimin e partisë.

Lexo edhe: Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar, si kryetar i ri! Deputetët kërkojnë bashkimin e partisë

Me interes pritet vendimi i saj, pasi ajo është një figurë politike që nuk është akuzuar ndonjëherë nga Sali Berisha dhe grupimi i tij, dhe vendimi që ajo do të marrë për lidershipin e Partisë Demokratike është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e kësaj force politike.

Një ndër sfidat e para dhe më të rëndësishme të saj, nëse pranon postin, është bashkimi i demokratëve në bazë dhe i dy grupimeve në PD.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›