U promovua dje libri i ri i historianit Paskal Milo
Historiani Paskal Milo vjen per lexuesin me nje botim te ri. Te vertetat e fshehura. Incidenti ne Kanalin e Korfuzit botim i shtepise botuese Toena u promovua dje ne ambientet e Hotel Tirana International ne Tirane. Sipas autorit shtysa per te shkruar kete liber ka qene e hershme. Ne ditet e ftohta te prillit 1994 u ndodha ne Moske per kerkime arkivore ne arkivin e Ministrise se Puneve te Jashtme te Rusise... Per here te pare ne dosjet e panumerta qe konsultova gjeta versione te tjera nga ato qe kishim qene te detyruar te dinim e te mesonim. Isha i bindur se do te gjeja dicka tjeter edhe per ngjarjen qe ishte njohur me emrin e incidentit te Kanalit te Korfuzit shkruan autori ne hyrjen e botimit. Thesari i gjetur ne Moske u pasurua me deshmi e nga burime te tjera arkivore para se gjithash me ato britanike. Kerkimet vijuan ne Londer e me pas ne Uashington e ne Paris per te mos lene jashte vemendjes arkivat shqiptare ne skutat e te cileve ruheshin te paprekura e te panjohura mjaft deshmi autentike si dhe jane shfrytezuar burimet arkivore jugosllave. Referuar te rejave qe ka sjelle ne kete botim Milo thote se fillimisht lexuesi do te gjeje histori ndryshe nga sa eshte njohur vite me pare per incidentin e per rrjedhojat qe ai solli ne marredheniet shqiptaro-britanike. Do te ndeshen me dokumente qe nuk kane nevoje per komente per tu perkthyer dhe per tu kuptuar. Ne liber ka fakte dhe argumente se incidentet ne Kanalin e Korfuzit nuk ishin ngjarje te rastit por ato u gatuan nga te dyja palet se pergjegjesia nuk eshte e njeanshme por e dyanshme thote ai duke shtuar se per here te pare lexuesi do te mesoje se si dhe kur u vendosen minat ne bregdetin jugor te Shqiperise se cila ishte prapaskena politike e incidentit dhe pse qeverite e te dyja vendeve i fshehen Gjykates Nderkombetare te Drejtesise disa dokumente qe mund ti kishin dhene asaj arsye per nje vendim tjeter.