Mayumi Nishimura kuzhinierja e yjeve
Ka gatuar per shume personazhe te famshme te kinemase muzikes dhe pasarelave. Nga Madona te Xhulia Roberts japonezja Mayumi Nishimura i ka bere te gjithe te ndihen mire me recetat e saj mikrobiotike
Teksa i shikon buzeqeshjen rrezatuese dhe lekuren pa rrudha e plot jete edhe pse eshte 54 vjece bindesh menjehere se recetat e saj funksionojne me te vertete. Mayumi Nishimura ka publikuar dhjetera prej tyre ne librin qe sapo ka publikuar Mayumis kitchen macrobiotic cooking for body and soul. Sipas shefes japoneze nje diete e bazuar ne drithera integrale fruta dhe perime forcon si fizikun ashtu edhe mendjen dhe eshte kura me e mire e bukurise qe mund te ekzistoje. Nese jeni akoma skeptike pyesni Madonen sepse Mayumi ka qene kuzhinierja e saj personale nga viti 2001 deri ne vitin 2008 apo Xhulia Robertsin per te cilen gatuan prej dy vjetesh. Pikerisht mbreteresha e popit qe duket sikur nuk plaket ka shkruar parathenien e librit te Mayumi-t Ne shtate vjet qe ke jetuar dhe ke gatuar per ne ushqimi yt fantastik me ka ndihmuar te jem me e lumtur me e shendetshme dhe me e balancuar nga trupi e mendja. Ndihem me mire se 20 vjet me pare. Ja se cfare tregon ajo per eksperiencen si kuzhiniere e yjeve te Hollivudit por edhe si specialiste e kuzhines.
Cfare do te thote per ju te kesh qene kuzhiniere e Madones
Ka qene nje eksperience e jashtezakonshme si per mua ashtu edhe per karrieren time. Pa te ky liber nuk do te ishte publikuar kurre. I jam me te vertete mirenjohese.
Na thuaj te verteten eshte nje kliente e veshtire
E veshtire eshte te gatuash per kedo. Ne te vertete me Madonen ka qene me e thjeshte se me te tjeret. E kishte marre qe me pare dieten mikrobiotike dhe e dinte mire se cfare donte te hante mire per tu ndier mire. Pastaj duke i shkuar pas ne kater turne boterore jam bere me kreative duke eksperimentuar receta te reja ne baze te ingredienteve qe gjenim ne vendet ku shkonim. Kjo me ka ndihmuar vertet shume me recetat e reja petit-macro.
Qe do te thote
Do te thote ti afrohesh mikrobiotikes me hapa te vegjel. Nuk duhet te konvertohesh menjehere. Per shembull mund ta nisesh duke blere me shume fruta dhe perime te sezonit aq me teper bio. Me librin tim dua te tregoj se te gatuash sipas mikrobiotikes nuk eshte fare e veshtire. Perkundrazi eshte shume e thjeshte sepse pjatat nuk jane vetem te shendetshme por edhe shume te shijshme.
Per recetat je frymezuar edhe nga kuzhina italiane cilat prej gatimeve te tyre jane mikrobiotike
Lazanja e bere me perime picat dhe makaronat. Hudhra dhe vaji i ullirit jane dy ingrediente te dietes mesdhetare shume te vlefshem. Me mire te mos perdoren patellxhanet dhe te perdoren pak domate e speca djeges. Bejne te gjithe pjese te familja solanacee dhe permbajne alkaloide toksike.
Cilat ushqime jane rreptesisht te ndaluara
Nuk ekzistojne ushqime te ndaluara. Per te qene mire duhet te hash ne menyre te ekuilibruar. Problemet dalin kur e ekzagjeron. Edhe mishi dhe alkooli nuk jane aq te demshem varen nga sasia nga shpeshtesia dhe menyra se si i konsumojme.
Cfare mendojne per mikrobiotiken dy femijet tuaj Lisa dhe Norihiko perkatesisht 26 dhe 22 vjec
Qe te vegjel u duhet te hanin me detyrim ate qe pergatisja une. Per nje periudhe kohe i cova te jetonin edhe ne Alaske per te eksperimentuar nese kjo diete dhe filozofia e saj ishin te duhura edhe per te vegjlit.
Por femijet per tu zgjidhur nuk kane nevoje per proteinat shtazore
Jo nuk jane te nevojshme. Edhe ato bimore qe rrjedhin nga dritherat integrale nga bishtajat dhe algat sherbejne per zhvillimin e muskujve dhe kockave. Femijet e mi u rriten te shendetshem por kur ishin te vegjel kane shijuar edhe lloje te tjera kuzhinash. Tani Lisa i pelqen shume recetat e mia sepse e ka kuptuar se nese ha ushqime te tjera i dalin pucrra dhe i behet lekura e bute.
Norihiko duke qene djale i kushton me pak rendesi ketyre gjerave
Por nese ka ndonje shqetesim fillon te haje ashtu sic e kam mesuar dhe brenda nje jave i kalon gjithcka. Libri im nis pikerisht me pershkrimin e nje diete dezintoksikuese qe duhet ndjekur per dhjete dite.
D.m.t.h mikrobiotika si diete dhe ju si doktor
Jo une jam vetem nje grua qe gatuaj mire per femijet e mi dhe ne krahasim me te tjeret e ndiej veten me me shume eksperience dhe e gatshme per te dhene keshilla. Me pak fjale nje lloj guide.
Perse ky lloj ushqimi u pelqen me shume grave
Sepse ne e ndiejme me shume raportin me natyren dhe jemi prej kohesh me te kujdesshme se meshkujt per ate qe hame.
Ju ne liber shkruani se duhen eliminuar apo reduktuar ne maksimum produktet e qumeshtit.
Sipas mjekeve jane te domosdoshme per te luftuar osteoporozen semundjen qe prek mbi te gjitha grate
Dhe qe vazhdon te jete i perhapur ne Europe e Amerike edhe pse prej kohesh grate pine rreth 1 liter qumesht ne dite Si ka mundesi Nuk ka prova shkencore qe keto produkte te bejne mire. Ndoshta pas asaj qe thuhet fshihen te tjera interesa per shembull tregtare.
Po ju si u afruat me mikrobiotiken
Fale Jinn ish-bashkeshortit tim qe 30 vjet me pare me dhuroi librin e George Ohsawa teoricieni i pare i mikrobiotikes si stil jetese. Me magjepsi ideja e tij ne fund bota mund te jete nje vend paqesor nese te gjithe njerezit do te jetonin ne menyre te shendetshme. Nisa te ndiqja dieten e tij dhe pas dhjete diteve trupi im filloi te ndryshonte flija me mire kisha me shume energji lekura ishte me e shndritshme. Keshtu vendosa te studioj mikrobiotike ne Institutin Kushi ne Boston. Dhe ja ku jam tani...
Per ke tjeter keni gatuar pervec Madones dhe Xhulia Roberts
Per Naomi Kampbell dhe Sindi Krefort.