E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Bodeci Duka na masakroi kontrollon komisionet duam rishikimin

Protesta Numri nje i bashkise se Memaliajt kercenon Ne te kundert do te futemi ne greve urie

Perjashtimi i skuadres se zemres ka prekur jashte mase ndjenjen e qytetareve te ketij qyteti te vogel. Futbolli perjashto kryeqytetin dhe ndonje rajon tjeter te madh te vendit eshte edhe argetimi i vetem per banoret e qyteteve te vogla. Dhe pikerisht per kete arsye vendimi i Komisionit te Disiplines qe i ka hequr edhe kete mundesi te vetme qytetit te Memaliajt duke perjashtuar skuadren e tyre per dy vite nga kampionati shqiptar i futbollit dhe por nga te gjitha aktivitetet futbollistike ne vend ka ndezur reagimin e ashper te vete qytetareve por edhe te drejtuesve te larte te pushtetit lokal ne kete vend. Sigurisht askush nuk ka goje te mbroje skandalin te ndodhur kete fundjave ne Memaliaj ne ndeshjen e kategorise se dyte mes skuadres vendase dhe Butrintit. Gjate zhvillimit te kesaj ndeshjeje ka shperthyer nje sherr gjigant ku jane pershire trajneri i Memaliajt Aleksander Qiqi futbollistet Orgest Sako Dritan Seferi Denis Mema Korado Kalemi Adelajd Caushi Gentian Beqiri te cilet kane sulmuar kundershtaret sarandjote. Per pasoje te veprimeve te dhunshme ka mbetur i plagosur dhe ka perfunduar ne spital futbollisti i Butrintit Lulezim Meta. Megjithate qytetaret dhe drejtuesit lokale mundohet te justifikojne disi ate qe ndodhi me alibine gjykimi skandaloz i arbitrave stimuloi reagimin e ashper. Ashtu sikurse nje dite me pare edhe dje ne qender te qytetit te Memaliajt kane dale per te protestuar rreth 100 tifoze te cilet kerkojne rishikimin e vendimit te Komisionit te Disiplines. Te njejten gje e ka bere edhe kryetari i bashkise se ketij qyteti Pellumb Bodeci i cili madje ka akuzuar presidentin e FSHF-se per kontroll mbi komisionet juridike te cilat funksionojne brenda institutit me te larte te futbollit ne vend. Duka komandon komisionet - ka akuzuar dje kryebashkiaku Bodeci i cili vazhdon me tej - Na masakroi gjyqtari por ai nuk e merr parasysh kete. Nderkohe qe sqaron edhe kerkesen e tij duke e perseritur madje disa here e duke kercenuar edhe me greve urie Ne do te protestojme edhe me tej madje mund te hyjme ne greve urie. Nuk mund te lejojme qe te vetmin argetim te na e heqin te na varrosin futbollin. Duam te rishikohet vendimi i marre nga Komisioni i Disiplines - perfundoi deklaraten e tij Bodeci. Nderkohe sipas statistikave krahasuese mes dy sezoneve te fundit masat ndeshkimore ndaj problemeve ne futbollin tone jane dyfishuar. Ne 12 javet e para te edicionit 2010-2011 jane marre 155 masa ndeshkimore kundrejt 87 te sezonin e kaluar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›