E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, në pranga 34-vjeçari për “armëmbajtje pa leje”

Vazhdon aksioni i policisë së Tiranës lidhur me armëmbajtjen pa leje të qytetarëve, nisur dhe nga prezenca e kriminalitetit gjatë ditëve të fundit në kryeqytet e rrethe të vendit. Policia e Tiranës ka vënë në pranga nje shtetas, i cili akuzohet per armëbajtje pa leje.
 

Forcat e komisariatit Nr. 6 kanë bërë te mundur kapjen dhe arrrestimin e shtetasit Xhoi Koka 34 vjeç, i cili u kap në flagrancë me nje pistolete prane QSUT-së.
 

Koka është shoqëruar në komisariat, ndërsa materialet lidhur me këtë rast do ti kalojnë Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme të rastit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›