U shfaq në New York, filmi dokumentar "Spaçi - Simboli i Qendresës Antikomuniste"
15/03/2012 Ish-i burgosuri politik, Pëllumb Lamaj, thotë se politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit
MANHATTAN NYC: Në kinemanë “The Producers Club” të Manhatanit, të premten në Nju Jork, një muaj mbas shfaqjes së filmit "Goli Otok" u shfaq premiera e dokumentarit "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj. Filmit të Mrika Krasniqit, nga Kosova me titull "Goli Otok", i cili ishte një rrëfim origjinal i ferrit në Adriatik, ose historia e vërtetë e përvojës tragjike të shqiptarëve patriot, atdhetar dhe antikomunist, mbijetesës së tyre, si të burgosur politik, në burgun më famëkeq të ashtuquajturës "Jugosllavi". Që nuk egziston më mbas shpërbërjes. Film, i cili ka një pamje të ngjashme me atë që ndodhi edhe në Shqipëri, për të sjellë dritë mes të tjerave, për të gjithë mitin e asaj ideologjie, dhe për të parë të vërtetën si i thonë shqip "të shohim komunizmin në fytyrë".
Në shfaqjen e premierës së filmit "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste" ishin të pranishëm dhjetëra artëdashës shqiptar, shumica e tyre aktivist të njohur të komunitetit dhe anëtarë të familjeve të presekutuara politikisht, gjatë regjimit të Enver Hoxhës. Filmin e ndoqi edhe ish-kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph Dioguardi, presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike, Shirli Klojes Dioguardi, (publiciste, analiste dhe shkrimtare amerikane), të cilët kanë vite që punojnë për çështjet më të rëndësishme që preokupojnë shqiptarët në Ballkan.
Fredi Tollja pronari i Teatrit Producers Club, në New York, vendi ku edhe u bë shfaqia e filmit, tha se, "Ky teater në "zemër" të qytetit të New Yorkut, është kthyer në një qendër kulturore e artistike shqiptare, ose vendi ku janë shfaqur dhe luajtur deri tani, dhjetëra filma e teatro shqiptar, janë hapur disa ekspozita dhe janë promovuar disa autor librash, ose janë kujtuar artistë dhe figura kombëtare. Pra, tha ai, ka pasur një gamë të gjerë aktivitetesh dhe veprimtari të shqiptarëve, por nuk ka pasur asnjë herë deri tani, një veprimtari kaq të veçantë se sa kjo e filmit "Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste" prodhim i ish-të burgosurit politik të Spaçit, zotit Pëllumb Lamaj, i cili, qysh në moshën më të re, 19-vjeçare, do të provonte vuajtjet e tmerrshme të burgjeve politike të Enver Hoxhës në atë kohë, siç ishte Spaçi".
"Ky film bën që në radhë të parë, të falenderojmë Pëllumbin, që na ka sjell këto ngjarje në kujtesën tonë. Filmi "Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste", nuk ka për qëllim të tregojë të gjitha ato skarificat, vuajtjet, përçmimet, që pjesa e presekutuar e shqiptarëve të paktën, ka kaluar, tha Tollja, por të paktën kërkon të na e kujtojë se në këto 22 vjet, politika shqiptare, cilado qeveri që ka ardhur, e majtë apo e djathtë, ka qenë "komuniste, por pa përdhunim". Ajo ka qenë komplet indiferente, mendon ai, sidomos karshi këtij komuniteti të madh, por që tani ka mbetur i vogël se një pjesë e tyre nuk jetojnë më, duke ia mohur atë njohjen, dhe, duke mos përcjellur në asnjë rast atë detyrimin, moral dhe financiar që ka pasur Shqipëria, ndaj kësaj pjese të shoqërisë shqiptare, që ka mbetur, ende e "presekutuar" në mënyrën më të paimagjinueshme".
Autori i filmit dokumentar Pëllumbë Lamaj, duke folur në fillim të shfaqjes së këtij filmi, u tha të pranishmëve se jemi mbledhur sonte, në këtë mbrëmje të shohim këtë film dokumentar, për të parë një pjesë të asaj vujatje të madhe, që kalova unë dhe shokët e mi - në burgun më të tmerrshëm në Shqipëri, burgun e Spaçit. "Në filmin "Spaçi; Simboli i Qëndresës Antikomuniste", ceku ai unë kam realizuar një amanet ; "Të cilin ua pata thënë atyre të burgosurve shokëve të mi të burgut, se një ditë po dola gjallë, nuk do të vdes pa i treguar këto të zeza që po vuajmë".
"Këtë u thoja atyre do ta bëj një ditë, të arrijë, të tregojë, se ne edhe ju që jemi në këtë burg të tmershëm e "duam lirinë, bile më shumë se ata katil - që ishin në pushtet, në botën e krimit. Dhe, bëra sa munda, tregon Lamaj, kur dola në liri, falë atyre ndryshimeve të mëdha që solli koha. Por, tha Lamaj, i cili ka kaluar mbi 11 vjet në birucat dhe galeritë e minierave të bugut famëkeq të Spaçit, është fakeqësi e madhe, sot kur shikon që shteti shqiptarë, inteligjenca shqiptare, ata që duhet të shkruajnë për këtë histori 50-vjeçare, heshtin ose e kanë "mbyllyr këtë faqe historie".
Prandaj, nënvizoi Lamaj, si një detyrim moral ndaj gjithë asaj vuajtje, ndaj gjithë atyre martirëve, të cilët nuk jetojnë më, ose të gjithë ata që presin një ditë të marrin të drejtën e tyre, arrita të bëja këtë film dokumentar, me mundin dhe shpenzimet e mija, për ti treguar atyre; "Barbarve dhe pjellës së tyre, bijëve të tyre, që ne jemi historia dhe historia nuk burgoset, nuk pushkatohet, nuk zhduket, por ajo transmetohet brez pas brezi, duke u treguar ashtu si ka ndodhur dhe ashtu si ka qenë në ato 50 vjet të diktaturës sllavo komuniste. Mbasi, tani, është koha që brezi i ri të paktën duhet të dijë të vërtetën e kësaj historie, se po qe se një shoqëri harron të kaluarën e saj, atëherë, ajo është e destinuar ta përsërisë atë gabim historik të së kaluarës së kësaj shtrese të kombit shqiptarë".
"Spaçi- Simboli i QendresësAntikomuniste ", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj
Sekuencat e filimit na çojnë menjëherë në atë burg tmerr, që ndryshe është injohur me emrin Spaç, burgu më famëkeq, ose Calvari "Gol-Gotha" shqiptare, në të cilin mbaheshin të burgosurit politikë, anëtarë të familjeve më të mira të kombit shqiptar, patriotë, atdhetarë e demokratë të flakët, priftërinjë e hoxhallarë, inxhinier, doktorë, intelektual, shkrimtarë, poetë dhe artistë, elita e kombit shqiptar e asaj kohe. Dhe më e keqja ishte se regjimi i Enver Hoxhës, nuk u kursyen as shqiptarët, të cilët luftuan për liri, e pavarësinë e Shqipërisë, edhe nga ata që kishin qenë firmëtarët e pavarësisë së Shqipërisë, u kalbën ose vdiqën në burgjet enevriane.
Në këtë ferr, që e ka emrin Burgu i Spaçit, nuk u përjashtuan dhe disa qindra shqiptarë, patriot e atdhetarë, vëllezërit tanë, që erdhën në atdheun e tyre, me shpresën se po iknin nga Shkjau, për tu mbrojtur nga bisha më e egër sllavo komuniste, dhe mbrojtur në "prehërin e ngrohtë" të Shqipërisë Nënë . Ata ishin atdhetar e patriotë nga Kosova, por edhe ata shqiptarë, të cilët erdhën me të njëjtën shpresë nga Mali i Zi, Maqedonia, Presheva, Bujanovci e Medvegja dhe Çamëria, por u "rrasën" në burg për vite të tëra.
Filmi përshkruhet në rrëfimet rrënqethëse të këtyre ish-të burgosurve, me në krye skenaristin dhe regjisorin e këtij filmi Pëllumb Lamaj, që flasin për 30 minuta prekse, për atë që kaluan nëpër ferrin e asaj - që quhet sot Brugu i Spaçit, duke dëshmuar për një trajtim të egër e mizor, ndoshta edhe të papërsëritshëm në historinë e njerëzimit, kur "Shqiptari ia bënë vuajtjet Shqiptarit" dhe Pse? Njëri prej tyre deri sa qendronte, përpara një dhome burgu, rrefente se: "Më vunë prangat, kur duart e mija ishin fare të njoma - isha 17 vjeç dhe do të dënohesha 10 vjet për agjitacion e propagandë - hyra 17 vjeç dhe dola 27 vjeç i shkatërruar fizikisht dhe shpirtërisht - ku të "gjithë më quanin armiku i popullit".
Në këtë film dokumentar, i cili shoqërohet me një udhëtim i grupi ish-të burgosurish politikë, që përjetuan Spaçin - dëshmitarët e gjallë në filmin e Lamajt, ndoshta ndonjëri prej tyre, tash nga mosha edhe nuk jeton më. Lamaj dhe ata në sekuenca të veçanta ishin folësit e kësaj tragjedie, me emrin burgu i Spaçit, që duke folur nga thellësia e shqiprtit të tyre, tregonin me gisht: "Ja! këtu kanë qënë birucat, dhomat e torturave, ja kapanonet e fjetjes, deri me tre kate -(me krevatet me dërrasa), ku një dhomë rreth 35 metra katrorë, do të mbante 40 të burgosur, dhe më tej në faqe të malit, duken "zgavrat" e zeza, që tregojnë hyrjet për në galeritë e tmerrit. Diku ka shenja aty ku ishte sheshi dhe ku numëroheshin si "bagëtia" të burgosurit, aty bëhej apeli, tregon Lamaj, ku edhe "me këmbë zbathur ndonjëri nëse nuk realizonte normën, ishte i dënuar nga gardianët - policët e burgut të qëndronte në mes të ftohtit, i detyruar jashtë edhe në ngricë e në acarë".
Filmi dokumentar "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste ", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj, fillon të shfaqet mbas shkreptimave të rrufeve mes një nate të zezë. Më pas kamera fokusohet në "faqet" e maleve të egra, që rrethojnë burgun, me maja dhe shkëmbinjë me gurë të thepisur, kreshtat e tyre, që duket se "puthen" me retë, dhe dielli në atë grykën e frikshme, që thuhet se "nuk dilte" - Aty ku kanë qenë ndërtesat e të burgosurve - pra Burgui i Spaçit, i cili ishte i rrethuar nga tre rrethime me tela me gjemba, me dirita dhe kullat e vrojtimit me ushtarë të armatosur, çdo 25 metra. Ndërsa,"Dielli, dilte vetëm një orë", në mesdrek në këtë grykë, mbasi ai humbiste shpejt pas maleve të larta, ndërkohë që në fund të greminës gurgollnte ditë e natë, në një rrjedhë përroi, e cila të kujtonte me zhurmën e tij - ato fabulat mistike me "klithmën e frikshme të fantazmave".
Ish-i brugosori politik, Zenel Hoxha, tregon se, "Ja ky është burgu, është ferri, është vuajtja jonë, mosha e jonë, rinia e jonë ! Lefter Musha, thotë se kur "kishim ndonjë të sëmurë - në vend që ta kuronin e godisnin sepse nuk ishte në gjendje të shkonte në punë, mbajë mend tha ai qindra të vdekur...që i kam parë me sytë e mi....". Pëllumb Lamaj, thotë se, të burgosurit punonin me tre turne dhe ndonjëhere zhvisheshin në brek dhe lidheshin mbas vagonave si torturë. Filmi mbyllet me zërin kumbues që shpërndahet si jehonë të Lamjat, i cili thotë se, po "largohemi nga Spaçi me dhimbjen e madhe, por me krenarinë duke lënë prapa një pjesë të jetës tonë, shokët tanë të idealit kombëtarë, që mbetën atje, sa e sa jehona dashurie që u burgosën, kurora rine që u vyshkën mbi varrë, shpresa të venitura dhe mizore. Largohemi me shpirt të plagosur, por jo të ligështuar duke menduar se i qetësuam shpirtërat e tyre, sa më pak, edhe pse fytyrat e tyre dhe ëndrrat dhe aspiratat na shoqërojnë për ditë, duke kërkuar nga ne që mbetem gjallë - besimin e patundur në Zot, Flamur, Kombë, Fisë dhe Familje!.
Pavarësisht nga kjo, burgu i Spaçit megjithë këto ngjarje tragjike, ato çfarë tregon ky film dokumentar, por edhe ato çfarë është shkruar e treguar, ende ka mbetur një temë tabu nga regjisorët dhe skenaristët. Ende nuk është realizuar një film i standardeve ndërkombëtare, i cili ndoshta do të ishte konkurrent edhe për ndonjë Oskar. Rrëfimet që përtheksojnë mesazhe për të drejtat e njeriut, duket të mos jenë shumë joshëse për filmbërësit në Shqipëri, sot edhe mbasi kan kaluar 22 vjet nga kjo histori e papërsëritshme tragjike, shqiptare. Edhe pse vetë disa regjisorë pranojnë se në Shqipëri, ka “brumë” për skenarë e filma që trajtojnë këtë temë, mirëpo, projektet e tilla filmike nuk janë të shumta.
Burgu i Spaçit u mbyll në vitin 1990 me një vendim të posaqëm të Këshillit të Ministrave, atëherë mbas lirimit të gjithë të burgosurve politikë. Burgu i Spaçit është i braktisur tërësisht në vitin 1991. Që atëherë ai ka mbetur i braktisur dhe i shkatërruar si nga erozioni, por dhe nga banorët e zonave përreth, të cilët duke shfrytëzuar moskujdesin e shtetit, e kanë "zhavtur" për materiale inerte, duke e bërë atë si një vend "ku duket se i ka rënë bomba".
Një pyetje shtruan gjatë"forumit" të passhfaqjes, të "habitur" të gjithë pjesmarrësit,: shkrimtari Hasan Kostreci dhe e bija e tij, studente, aktorja dhe producentja nga Kosova Diana Cena, veprimtari Uka Gjonbalaj, Skënder Dika dhe Agim Tërnova, Pse?
Përgjegjja sepse: "Ashtu si regjimi i Titos dhe Millosheviçit, edhe ai diktatorit Enver Hoxhës, vrau e pushkatoi pa gjyq, burgosi e internoi shqiptarët, vetëm e vetëm sepse e kundërshtuan komunizmin, dhe ideologjinë komuniste, dhe pse ata luftuan e u përpoqën, gjithë jetën për bashkimin kombëtar. Dhe ishin shqiptarët, patriot e atdhetar, antikomunistë, deri në vdekje në atë që quhej dikur "Shqipëria Kopësht me Lule". Pas shfaqjes, premierës së filmit - dokumentar "Spaçi- Simboli i Qendresës Antikomuniste ", me skenar dhe regji të Pëllumb Lamaj, në skenë u ftua vetë zoti Pëllumb Lamaj, e cili foli në forumin e pas shfaqjes.
Ish-kongresmeni republikan i New Yorkut, Joseph DioGuardi, Presidenti Vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili ndoqi së bashku me gruan e tij Këshilltare e Çështjeve Ballkanike znj. Shirli Cloyes - DioGuardi, shkrimtare, publiciste dhe analiste amerikane, tha se: "Jam i prekur kur pashë se çfarë krimesh ka bërë regjimi i Enver Hoxhës, kundër popullit shqiptar. Pikërisht tha ai kur sheh me sytë e tu këtë dhimbje të madhe, menjëherë, e kupton se ai regjim ka shkatërruar një kauzë të tërë - mbasi ai shkatërroi jetën e popullit shqiptar. Dhe më vjen mirë, se ju keni bërë këtë film, i cili është fillimi i asaj çfarë ju tani duhet ti tregoni edhe popullit amerikan, që nuk e di se çfarë ka kaluar populli shqiptar, ashtu si edhe unë po të mos e kisha parë këtë film sot, nuk e dija të vërtetën e kësaj historie, që ju bëri komunizmi në Shqipëri".
Më pas ai sugjeroi se kishte dëgjuar për Spaçin, por, jo konkretisht si e pa në këtë film për të cilin mendon, ai shqiptarët në Amerikë, të paktën duhet të kenë më shumë obligim dhe të kuptojnë se çfarë duhet bërë për të treguar këtë histori të vërtet me shqiptarët në Shqipëri. Unë me Shirlin, dhe bordin e Ligës Qytetare, u shpreh DioGuardi, jemi duke punuar shumë në këtë drejtim, të bëjmë diçka për këtë shtresë", konkludoi ai..
Ndërkohë, Shirli Klojes DioGuardi, e cila është njohëse e mirë e këtyre çështjeve , kujtoj kohën kur ajo ka qenë 10 vjeçe, kohë kur ka dëgjuar për kampin e internimit Auschwitz – Poloni, çka për zonjën DioGuardin ka ngjashmëri me burgjet e kampet e internimit pas LDB, në Shqipëri. Ajo mendon se "nuk duhet të flitet vetëm për socialistët dhe demokratët në Shqipëri, se asnjëra dhe as tjetra, nuk ka bërë asgjë për këtë problem, por duhet folur për një erë të re, dhe pikësëpari tha Kloyes-DioGuardi, ky problem duhet të fillojë domosdoshmërish nga hapja e arkivave - hapja e dosjeve të komunizmit si një nevojë për të parë të vërtetën". Varrosja e së kaluarës komuniste shqiptare tha ajo nuk ka sjellë as drejtësi e as shërim te ata që pësuan.
Në një shkrim për burgun e Spaçit, zonja Diguardi shkruan se: "Një nga kënaqësitë e mëdha të jetës sime ndodhi këtë vit, kur kam marrë informacion në lidhje me një nga burgjet më famëkeqe të Enver Hoxhës, burgu në Spaç. Kjo më solli thotë ajo përsëri aty ku unë fillova në vitin 1996, por me vetëdije të ripërsëris se llogaridhënia ndaj një vendi të shkatërruar në fund duhet të bëhet. Në proces, unë u njoftova me Pëllumb Lamaj, i cili mbijetoi torturat, punën e vështirë, dhe burgosjen në Spaç për njëmbëdhjetë vjet. Që kur zoti Lamaj erdhi në Shtetet e Bashkuara, ai është përpjekur për të sjellë këtë burg në vëmendjen e botës në të mënyra të ndryshme", ka shkruar në një shkrim analitik kohë më parë Këshilltaria e Çështjeve Ballkanike, znj. Shirli Cloyes DioGuardi, shkrimtare, publiciste dhe analiste amerikane.
Filmi dokumentar “Spaçi simboli i Qëndresës Komuniste"
Filmi dokumentarë "Spaçi: Simboli i Qëndresës Antikomuniste" i Pëllumb Lamajt, realizuesi i këtij dokumentari tregon se, është një film dokumentar i metrazhit të mesëm, 30 minuta, që sipas tij, një dokumentar, që në 30 minuta ka mundur të kapë në mënyrë simbolike, pothuajse çdo simbol të kësaj periudhe të tmerrshme që kaluan këta njërëz dhe përse !? Duke folur për filmin "Spaçi simboli i Qëndresës Komuniste", Lamaj tha në këtë film "flasin disa prej atyre që e jetuan Spaçin, dhe u bënë simbol i vërtetë i qëndresës atnikomuniste.
Ai tha se: "Dokumentari fillon me një shkreptimë, mes një terri dhe"nate të stuhishme", ku dëgjohen edhe shkrepma automatikësh. Më pas në sfond del ndërtesa burgu i Spaçit. Autori i këtij dokumentari e ka filluar këtë shfaqje prej aty ku thotë ai fillon edhe rruga për të parë Spaçin, e tmerrshëm - Që nga Miloti. Ku familjarët, e të dënurave merrnin rrugën e stërmundimëshme, për të takuar njërëzit ë tyre, kur ndonjë herë që megjithëse ata kishin bërë kilometra të tëra me thasë me ushqime në kurriz, do të ktheheshin të dëshpëruar, përlotur dhe të rraskapitur, se rojet kishin marrë urdhër të mosi lejonin në takim me të dashurit e tyre. Më pas del në ekran, Rubiku, dhe Kurbëneshi, Ura e Fanit dhe e përpjeta e "vdekjes", kthesat e Qafës së Barit e Spaçit. Më në fund duket autori, i cili mbërrin në ndërtesën e burgut, ku ka mbetur edhe një parrullë ku shkruhet "Rroftë Enver Hoxha! - Lavdi Partisë së Punës së Shqipërisë". Lamaj në rolin e "folësit", më pas tregon një e nga një birucat e shkatërruara, ku në atë kohë ende ka mbeturedhe ndonjë gjurmë e masakrës. Tregon për ato ngjarje që janë sot simbol i qëndresës dhe heroizmit dhe trimërisë së atyre të burgosurve politikë, gjatë regjimit komunist në Shqipëri. Ish-i burgosuri politik Pëllumb Lamaj thotë se politikanët e sotëm në Shqipëri, ende nuk i kanë dënuar krimet e komunizmit.
Zoti Lamaj, i cili jeton në shtetin Nju Xhersi- SHBA, ka vuajtur vetë 11 vjet në burgun e tmerrshëm të Spaçit. Ai tani kujton me dhimbje edhe 39-vjetorit të revoltës së Spaçit në maj 1973, kur për tre ditë me radhë, të burgosurit morën nën kontroll kampin. Pas shtypjes së revoltës, 4 të burgosur u pushkatuan, ndërsa dhjetëra të tjerë u dënuan me nga 25 vjet burg. Dëshmorët e Spaçit, ata martirët, të cilët pas Revoltës së Spaçit, u pushkatuan me gjyq special, brenda 24 orëve mbasi ndodhi ngjarja që tronditi thellë regjimin komunistë, thotë ai duke kujtuar: Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko, dhe Hajri Pashaj. Duke sjellë kujtimet rreth kësaj ngjarjeje Pëllumb Lamaj, tha se prej kësaj dite, pra ditëve të Revoltës së të burgosurve, burgu i Spaçit, u konsiderua si burgu më i tmerrshëm, në Shqipëri. “Aty u fut fryma e egër e terrorit, frikës dhë e shtypjes”, tha ai.