PS nismë kundër moratoriumit
14/03/2012 Ndalimi i skafeve
Grupi parlamentar socialist firmosi dje nismën ligjore për shfuqizimin e moratoriumit për mjetet motorike dhe lundruese. “Ky ligj po i bën një dëm të madh ekonomisë në të gjithë vijën bregdetare të vendit”, - thuhet në kërkesën e Partisë Socialiste, e cila pritet të depozitohet nesër në Kuvend. Kërkesa për të disatën herë për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve synon të rikthejë edhe një herë bregdetin shqiptar në rrugë tranziti për lëndët narkotike, përmes së cilës u pasuruan mjaft prej drejtuesve të Partisë Socialiste. Propozimi për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve ka gjetur mbështetjen e plotë të grupi parlamentar i Partisë Socialiste, një pjesë e të cilit ka vënë sasi të mëdha parash gjatë viteve 1997-2005 përmes trafikimit të qenieve njerëzore dhe bimëve narkotike në saje të këtyre mjeteve lundruese. Në kërkesën e deputetëve socialistë për rikthimin e skafeve nuk janë marrë parasysh raportet ndërkombëtare, që e kanë vlerësuar moratoriumin e skafeve të vënë nga qeveria Berisha prej vitit 2006, i cili ndaloi trafikun e klandestinëve nga uji. Ligji ndalon qarkullimin në ujërat shqiptare, detet dhe liqenet të të gjitha mjeteve motorike apo anijeve e varkave që mbanin një numër të konsideruar njerëzish në bordet e tyre si dhe sasi të mëdha lëndësh narkotike. Përmes moratoriumit të skafeve Shqipëria eliminoi trafikimin e qenieve njerëzore dhe hyrjen në mënyrë klandestine të shumë shqiptarëve në Europë, çka solli liberalizimin e vizave më 15 dhjetor 2010.