I jati bos i mafies, djali gay!
Rocco(pseudonimi i tij), është djali i një prej bosëve të klanit mafioz ‘ndrangheta në Reggio Calabria. Ai është gay. Për këtë arsye, është detyruar që të arratiset nga shtëpia, pasi të jesh djali i një bosi të një klani mafioz dhe njëkohësisht gay, është e patolerueshme. Rocco është shprehur se i jati nuk do tja lejonte kurrë këtë gjë, pasi do ta turpëronte. Madje, ai edhe mund ta vrasë, vetëm që të mbrojë nderin e tij, pasi sipas tij, edhe mafioz, edhe gay, për klanet mafioze është e papranueshme dhe turpëruese.