E Diel, 1 Nëntor 2026

U vetëdorëzua apo u arrestua? Çfarë thotë Policia e Durrësit për Daniel Pepën

Rreth një muaji pas vrasjes së dyfishtë në një lokal në Manzë, është dorëzuar autori i shpallur në kërkim për vrasjen e  Flori Paluçin, Daniel Pepa.

Pepa akuzohet se qëlloi për vdekje Flori Paluçin 33 vjeç, pasi ky i fundit i vrau shokun, Aranit Kurti 23 vjeç. Edhe pse u raportua për vetëdorëzim të Pepës, Policia e Durrësit, në njoftimin zyrtar të saj, shprehet se ka qenë ajo që ka bërë arrestimin e 21-vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

“Specialistët për Krimin Kundër Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan shtetasin D. P., 21 vjeç, banues në fshatin Manëz, Njësia Manëz, Durrës.

Arrestimi i tij u krye në zbatim të urdhrit të datës 14.11.2025, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për ekzekutimin e vendimit penal nr. 622/1, datë 13.11.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj këtij shtetasi, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve”.

Këto veprime lidhen me ngjarjen e ndodhur më datë 22.10.2025, ku janë vrarë shtetasit F. P. dhe A. K., në Manëz, Durrës, ngjarje në të cilën ky shtetas rezulton i implikuar, i dyshuar si autor.

Gjatë veprimeve procedurale, këtij shtetasi i është sekuestruar një armë zjarri.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes”.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›