E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – DASH: Irani vazhdon të ndërmarrë hapa të gabuar për energjinë bërthamore

UASHINGTON, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Irani vazhdon të ndërmarrë hapa në drejtimin e gabuar në lidhje me programin e tij bërthamor, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Deklarata amerikane vjen pas paralajmërimit të IAEA se ”Teheani po zgjeron më tej arsenalin e tij”.

”Irani duhet të bashkëpunojë me IAEA-në pa vonesa të mëtejshme për të zbatuar plotësisht detyrimet e tij ligjërisht të detyrueshme”, tha DASH.

”Ne mbetemi në koordinim të ngushtë me partnerët dhe aleatët tanë”, theksoi zëdhënësi i departamentit, Matthew Miller.

Ekspertët besojnë se përdorimi për nevoja paqësore i uraniumit, pothuajse i destinuar për përdorim ushtarak, është i papranueshëm.

Teherani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për përdorim civil./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›