MOSKË – Putin: Negociata për paqe, vetëm nëse Kievi lëshon katër rajone dhe heq dorë nga NATO

MOSKË, 14 qershor /ATSH-ANSA/ – Rusia është gati për një armëpushim dhe fillimin e negociatave nëse trupat ukrainase tërhiqen plotësisht nga rajonet e Donetskut, Luhanskut, Zaporizhiaa dhe Khersonit dhe nëse Kievi merr përsipër të mos anëtarësohet në NATO, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nga ana e tij u zotua se ”nuk do të kishte kompromis me presidentin rus Vladimir Putin kur bëhej fjalë për përfundimin e luftës që filloi në shkurt të vitit 2022”.
”Koha për kompromis ka mbaruar. Përfundoi kur Putini zgjodhi vrasjen në vend të traktateve. Qeveria ruse po lë pas dhjetëra varreza. Ne do t’i japim fund kësaj lufte sipas kushteve tona”, tha Zelenskyy në fjalimin e tij gjatë një seance speciale të parlamentit gjerman.
”Është në interesin tonë të përbashkët që Putini të humbasë në fund”, tha ai, duke përsëritur interesin e Kievit për t’u bërë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian./ /os/