E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – Hung Cao sekretari i ri i Marinës amerikane

UASHINGTON, 2 shtator /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka emëruar zyrtarisht Hung Cao si sekretarin e ri të Marinës, një pozicion që ish-kapiteni i marinës amerikane me prejardhje vietnameze e ka mbajtur në mënyrë të përkohshme që nga shkarkimi i paraardhësit të tij, James Phelan, në prill.

Presidenti amerikan pohoi se “nuk mund të mendonte për askënd më të mirë” për këtë pozicion të lartë civil në marinën amerikane.

Ai i bëri thirrje Senatit të konfirmojë zgjedhjen e tij sa më shpejt të jetë e mundur, në një mesazh të postuar në rrjetin e tij Social Truth të martën në mbrëmje.

Pentagoni njoftoi në fund të prillit largimin “e menjëhershëm” të John Phelan, pa dhënë një shpjegim për këtë vendim të papritur, i cili erdhi në mes të konfliktit të vazhdueshëm me Iranin.

Që nga kthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar 2025, shkarkimet janë shumëfishuar midis zyrtarëve të lartë civilë dhe ushtarakë në establishmentin e mbrojtjes amerikane.

Të hënën, sekretari i Ushtrisë Dan Driscoll i paraqiti dorëheqjen e tij presidentit republikan pas muajsh tensionesh me Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth.

I lindur në Vietnam dhe refugjat në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1975, Hung Cao doli në pension nga marina pesë vjet më parë.

Në vitin 2022, ai dështoi të fitonte një vend në Kongresin Republikan në Virxhinia./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›