UASHINGTON – NATO do të paralajmërojë Kinën për mbështetjen për luftën ruse kundër Ukrainës

UASHINGTON, 10 korrik /ATSH-DPA/ – Liderët e NATO-s të mbledhur në Uashington pritet të paralajmërojnë sot Kinën për mbështetjen e tyre për luftën ruse kundër Ukrainës, sipas një burimi.
“Kina është bërë një nxitës vendimtar i luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet “pa kufij” dhe mbështetjes së saj në shkallë të gjerë për bazën industriale të mbrojtjes ruse”, thuhet në dokument.
“Kjo rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike”, sipas dokumentit.
Dokumenti i bën thirrje Kinës të ndërpresë të gjithë mbështetjen materiale dhe politike për përpjekjet luftarake të Rusisë.
Kina nuk mund të mundësojë luftën më të madhe në Evropë në historinë e fundit pa ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj”, thuhet ne dokument.
Dokumenti akuzon gjithashtu Kinën për aktivitete keqdashëse kibernetike dhe hibride që minojnë sigurinë euro-atlantike – dhe vë në dukje zgjerimin e vendit të arsenalit të armëve bërthamore.
Ai i kërkon Kinës të angazhohet në diskutime strategjike për reduktimin e rrezikut. //a.i/