E Enjte, 5 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA mbyll skelën e përkohshme në brigjet e Rripit të Gazës

UASHINGTON, 18 korrik /ATSH-DPA/- SHBA-ja do të ndalojë përgjithmonë operacionet – duke përdorur skelën e përkohshme të ngritur në vijën bregdetare të Rripit të Gazës –  për të ofruar ndihmë për territorin e luftuar palestinez, njoftoi dje në mbrëmje komanda ushtarake amerikane përgjegjëse për rajonin.

Një rrugë alternative që përdor portin izraelit të Ashdod në veri është në fazën e planifikimit, por detajet nuk janë bërë ende të ditura.

Që nga fillimi, skela u pa si një zgjidhje e përkohshme për problemin e dërgimit të ndihmave në Gazë, por janë hasur probleme të përsëritura që kur u vendos në punë në maj.

Deti i trazuar e dëmtoi rëndë atë dhe shpërndarja e ndihmave për popullatën rezultoi e vështirë.

Komanda Qendrore e SHBA-së megjithatë e quajti projektin një sukses duke thënë se ai solli një pjesë të madhe të ndihmave dhe ndihmoi në aksesin e shpejtë të popullsinë së Rripit të Gazës.

Pentagoni vlerësoi se kostoja e skelës ishte rreth 300 milionë dollarë. Pritshmëritë fillestare ishin të larta, me rreth 90 kamionë me ndihma të planifikuara në ditë, duke u rritur në 150 në një datë të mëvonshme. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›