STRASBURG – PE rizgjedh Von der Leyen në krye të Komisionit të BE-së

STRASBURG, 18 korrik /ATSH-DPA/ – Parlamenti Evropian rizgjodhi sot Ursula von der Leyen për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Evropian me 401 vota.
Von der Leyen duhej të merrte një shumicë prej të paktën 361 votash në dhomën prej 720 vendesh për t’u rizgjedhur në votimin e fshehtë.
Gruaja e parë që drejtoi krahun ekzekutiv të BE-së, Von der Leyen bëri fushatë për të dhënat e saj të menaxhimit të krizave në përgjigje të pushtimit rus në shkallë të plotë të Ukrainës dhe pandemisë Covid-19.
Rizgjedhja e suksesshme e Von der Leyen për të udhëhequr komisionin e fuqishëm është një sinjal i fortë stabiliteti për Bashkimin Evropian gjatë kohës së provës së luftës dhe paqëndrueshmërisë politike nga e djathta ekstreme./ a.jor.