E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

UASHINGTON – SHBA pezullon programet e ndihmës së huaj

UASHINGTON, 25 janar /ATSH/ – Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një urdhër që pezullon të gjitha ndihmat e huaja ekzistuese si dhe ndihmat e reja, sipas një memorandumi të brendshëm dërguar zyrtarëve dhe ambasadave amerikane jashtë vendit, shkruan BBC.

Njoftimi vjen pas urdhrit ekzekutiv të presidentit Trump të lëshuar të hënën për një pezullim 90-ditor të ndihmave për zhvillimin ndaj vendeve të huaja në pritje të një rishikimi të efektivitetit dhe konsistencës së saj me politikën e tij të jashtme.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë i ndihmës ndërkombëtare, duke shpenzuar 68 miliardë dollarë në vitin 2023, sipas të dhënave të qeverisë.

Njoftimi i Departamentit të Shtetit duket se mbulon gjithçka, nga ndihma zhvillimore te ndihma ushtarake.

Ai bën përjashtime vetëm për ndihmën urgjente ushqimore dhe financimin ushtarak për Izraelin dhe Egjiptin.

“Asnjë fond i ri nuk do të jepet për projekte të reja ose ekzistuese derisa çdo projekt i re ose i propozuar të jetë shqyrtuar dhe miratuar,” thuhet në memorandumin për stafin.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, diplomati më i lartë amerikan, ka thënë më parë se të gjitha shpenzimet e SHBA-së jashtë vendit duhet të ndodhin vetëm nëse e bëjnë Amerikën “më të fortë më të sigurt ose më të begatë”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›