E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli: UNRWA duhet të largohet nga Jeruzalemi deri më 30 janar

TEL AVIV, 25 janar /ATSH-DPA/ – Izraeli zyrtar deklaroi se agjencia e ndihmës palestineze e Kombeve të Bashkuara UNRWA ka kohë deri në fund të janarit për t’u larguar nga Jeruzalemi.

”UNRWA duhet të ndërpresë operacionet e saj në Jerusalem dhe të evakuojë të gjitha ambientet ku operon në qytet, jo më vonë se 30 janari 2025”, shkroi ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara António Guterres.

Izraeli akuzon UNRWA, e cila ka mbështetur palestinezët që nga viti 1949, për punësimin e personelit që merr pjesë në aktivitete terroriste.

Vitin e kaluar, parlamenti izraelit miratoi një ligj që ndalon UNRWA-n të veprojë në tokën izraelite dhe ndalon zyrtarët izraelitë të bashkëpunojnë me organizatën.

Danon më pas njoftoi Guterres për ndërprerjen e bashkëpunimit midis Izraelit dhe organizatës së ndihmës së OKB-së.

Vëzhguesit kanë frikë se ligji do ta bëjë më të vështirë sigurimin e popullatës civile palestineze, ndërsa Izraeli është i prirur të ofrojë ndihmë humanitare përmes organizatave të tjera.

“Parandalimi i operimit të UNRWA-s mund të sabotojë armëpushimin në Gaza, duke prishur edhe një herë shpresat e njerëzve që kanë duruar vuajtje të patreguara”, theksoi drejtori i UNRWA, Philippe Lazzarini në një postim në X. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›