E Martë, 3 Nëntor 2026

SHBA – Trump: Një forcë paqeruajtëse amerikane që kontrollon dhe zotëron Rripin e Gazës, do të ishte një gjë e mirë

UASHINGTON, 8 prill /ATSH/- Presidenti amerikan, Donald Trump u takua dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë, gjatë së cilës manjati e konsideroi si “presidentin më të mirë që Izraeli ka patur ndonjëherë”, sipas “adnkronos”.

Netanyahu, nga ana e tij, e quajti Trump një mik të jashtëzakonshëm për Izraelin dhe popullin hebre.

“Ne folëm për pengjet izraelitë të mbajtur në Gaza. Ne jemi duke punuar për një marrëveshje tjetër. Le të shpresojmë që të ketë sukses”, tha ai.

Kryeministri izraelit tha se do të duhen vite për të rindërtuar Gazën pas luftës – ndersa Trump ka një vizion mbi të cilin po punohet për ta realizuar atë.

Trump, në fakt ka sugjeruar edhe një herë zhvendosjen e palestinezëve në vende të tjera.

“Gaza është një territor shumë i rëndësishëm. Një forcë paqeruajtëse amerikane që “kontrollon dhe zotëron” Rripin e Gazës do të ishte një gjë e mirë”, tha Trump.

“Ne duhet t’i transferojmë palestinezët e Gasës në vende të tjera. Një forcë paqeruajtëse amerikane që kontrollon dhe zotëron Rripin e Gazës do të ishte një gjë e mirë”, tha presidenti amerikan.

“Zhvendosja e palestinezëve do të krijonte një zonë lirie në Gaze”, tha Trump.

“Tani për tani, Rripi i Gazes është një vend fantastik të cilin nuk e do askush”, tha ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›