E Martë, 3 Nëntor 2026

PEKIN – Kina pas kërcënimit të Trump për vendosjen e tarifave shtesë: Do të luftojmë deri në fund

PEKIN, 8 prill /ATSH/- Kina tha sot se do të “luftonte deri në fund” dhe do të ndërmerrte kundërmasa kundër SHBA-së – për të mbrojtur interesat e veta – pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të vendoste një tarifë shtesë prej 50% për importet kineze, sipas AP.

Ministria e Tregtisë tha se vendosja e të ashtuquajturave “tarifa reciproke” nga SHBA-ja ndaj Kinës ishte plotësisht e pabazë dhe një praktikë tipike bullizmi e njëanshme.

Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë, ka njoftuar tarifa hakmarrëse dhe ministria la të kuptohet në deklaratën e saj të fundit se mund të vijnë më shumë masa.

“Kundërmasat që ka ndërmarrë Kina kanë për qëllim ruajtjen e sovranitetit, sigurisë dhe interesave të zhvillimit të saj dhe ruajtjen e rendit normal të tregtisë ndërkombëtare. Ato janë plotësisht legjitime”, tha Ministria e Tregtisë.

“Kërcënimi i SHBA-së për të përshkallëzuar tarifat ndaj Kinës është një gabim i njëpasnjëshëm dhe ekspozon edhe një herë natyrën shantazhuese të SHBA-së – të cilën Kina nuk do ta pranoj kurrë. Nëse SHBA-ja këmbëngul në rrugën e saj, Kina do të luftojë deri në fund”, theksoi ministria kineze. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›