E Diel, 1 Nëntor 2026

UASHINGTON – Trump: SHBA do të tërheqë plotësisht trupat ushtarake nga Iraku

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se ushtria amerikane do të tërhiqet plotësisht nga Iraku deri më 30 shtator.

Deklarata u bë gjatë takimit në Uashington me kryeministrin irakian Ali al-Zaidi.

“Ne nuk mendojmë se kemi më nevojë për ushtrinë atje”, tha Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“SHBA-ja do të mbetet e gatshme të ndihmojë Irakun nëse do të jetë e nevojshme, por vlerësoi se një ndërhyrje e tillë nuk pritet të kërkohet”, shtoi ai.

Presidenti Trump dhe al-Zaidi konfirmuan afatin e shpallur më parë për tërheqjen e forcave amerikane, një proces që është diskutuar prej kohësh. Numri i ushtarëve amerikanë në Irak është reduktuar gradualisht gjatë muajve të fundit.

Në janar, ushtarët amerikanë u larguan plotësisht nga baza strategjike Ain al-Assad, duke ia dorëzuar kontrollin forcave irakiane të sigurisë.

Sipas të dhënave amerikane, më parë në Irak ishin të dislokuar rreth 2 500 ushtarë amerikanë.

Pas dorëzimit të bazës Ain al-Assad, trupat amerikane mbetën të vendosura në Erbil, në rajonin e Kurdistanit, në një bazë pranë aeroportit të Bagdadit dhe në Green Zone, zonën e sigurisë së lartë ku ndodhen institucionet qeveritare dhe ambasadat në kryeqytetin irakian./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›