UASHINGTON – Trump: SHBA mund të marrë pronësinë e centraleve të Ukrainës

UASHINGTON, 19 mars /ATSH-DPA/- Presidenti amerikan, Donald Trump ka sugjeruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin pronësinë e furnizimit me energji elektrike dhe centraleve bërthamore të Ukrainës.
“Pronësia amerikane e atyre centraleve do të ishte mbrojtja më e mirë për atë infrastrukturë dhe mbështetja për infrastrukturën energjetike të Ukrainës”, thanë sot sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Waltz në një deklaratë të përbashkët pas bisedës telefonike midis Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin ra dakord të ndalonte sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës për 30 ditë gjatë një telefonate dje me Trump.
Pas telefonatës së tij me Trump një ditë më vonë, Zelensky tha se ka pranuar të bëjë të njëjtën gjë. //a.i/