E Hënë, 2 Nëntor 2026

UASHINGTON – Zelensky: Na duhet gjithçka nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u prit sot nga presidenti amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sipas CNBC.

Gjatë takimit me presidentin Trump, Zelensky tha se po kërkonte garanci sigurie nga SHBA-ja për të arritur një marrëveshje.

I pyetur se çfarë i duhej nga SHBA-ja për të garantuar sigurinë e Ukrainës, trupa, inteligjencë, pajisje, Zelensky u përgjigj: “Gjithçka. Së pari, ka nevojë për një ushtri të fortë ukrainase. Bëhet fjalë për armë, njerëz, misione trajnimi, inteligjencë”, tha ai përkrah Trump.

“Dhe së dyti, do të diskutojmë me partnerët tanë. Varet nga vendet e mëdha, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga miqtë tanë”, tha Zelensky. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›