SHBA – Takimi shumëpalësh i Trump me udhëheqësit evropianë nis para kohe

UASHINGTON, 18 gusht /ATSH/- Takimi shumëpalësh i presidentit të SHBA-së, Donald Trump me Zelensky dhe udhëheqësit e Evropës është duke u zhvilluar tani, disa minuta përpara, sipas CNBC.
Trump, e hapi takimin duke prezantuar udhëheqësit evropianë.
“Kemi pasur një ditë shumë të suksesshme deri më tani. Jemi vërtet të nderuar që ju erdhët këtu”, tha Trump.
Trump tha se palët duhet të diskutonin shkëmbimet e mundshme të territorit.
“Ne gjithashtu duhet të diskutojmë shkëmbimet e mundshme të territorit, duke marrë në konsideratë vijën aktuale të kontaktit midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha presidenti amerikan.
Trump ka sugjeruar në të kaluarën se Ukraina do të duhet t’ia lëshojë zyrtarisht territorin Rusisë, përfshirë rajonin e Krimesë. //a.i/