UDHEZIM PER MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE, NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2008
U DH Ë Z I M
PËR
MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE, NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2008
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
U DH Ë Z O N:
1. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave, nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2008, të jetë 33 464 (tridhjetë e tre mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë/m2, sipërfaqe shfrytëzimi.
2. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve, në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2008, është sipas tabelave nr.1 e nr.2, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.
3. Për qytetet, për të cilat nuk është nxjerrë kostoja mesatare e ndërtimit, do të zbatohet kostoja e qytetit më të afërt, e përcaktuar në tabelën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
4. Për vlerën mesatare të apartamenteve në tregun e lirë, në zonat, që nuk përfshihen në tabelën nr.2, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi, nuk do të përdoret referimi në zonën më të afërt.
5. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Enti Kombëtar i Banesave për zbatimin e këtij udhëzimi.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA