E Shtunë, 31 Tetor 2026

VENDIM PER PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION VENDOR TË PARKIMIT NËNTOKËSOR, NË SHESHIN “ITALIA”, PRANË STADIUMIT “QEMAL STAFA”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION VENDOR TË PARKIMIT NËNTOKËSOR, NË SHESHIN “ITALIA”, PRANË STADIUMIT “QEMAL STAFA”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23, pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.  Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien  me koncesion vendor të parkimit nëntokësor, në sheshin “Italia”, pranë stadiumit “Qemal Stafa”, është bashkia e Tiranës.

2.  Miratimin e bonusit prej 1 për qind të pikëve për rezultatin teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë “Gener 2”, shpk.

3.  Ngarkohet  bashkia e Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›