SHBA: Irani për 6 muaj përgatit bombën atomike
Uashington - Irani zotëron materialin e mjaftueshëm për të prodhuar një bombë bërthamore brenda gjashtë muajsh. Alarmi jepet nga Senati Amerikan, i cili i referohet raporteve të disa ekspertëve të tij.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj janë shumë të shqetësuar për programin bërthamor të Iranit, i cili paraqet një rrezik potencial. Përpjekjet e deritanishme për të penguar programin kanë dështuar, dhe SHBA-ja me aleatët e saj nuk është në dijeni të gjendjes në këtë shtet.
Ndërkohë, Irani mohon përgatitjen e bombës bërthamore, duke deklaruar se programi atomik është vetëm për qëllime paqësore.