SHBA:Nuk po ndërhyjmë në zgjedhjet në Iran

Shtetet e Bashkuara të amerikës kanë hedhur poshtë akuzat iraniane se Uashingtoni po ndërhyn në procesin zgjedhor të Iranit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs tha se Presidenti Barak Obama do të vazhdojë të mbështesë të drejtën e iranianëve për të protestuar paqësisht pa ndërhyrë në politikën iraniane. Zëri i Amerikës shkruan se Gibs i bëri komentet pas ankesave të ministrisë së Jashtme iraniane për ato që ajo i quante deklarata ndërhyrëse amerikane. Ministria thirri ambasadorin zviceran për t'i paraqitur ankesat pasi ai përfaqëson interesat amerikane në Teheran. Ndërkaq Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se çdo proces zgjedhor duhet të pasqyrojë vullnetin e popullit dhe shtoi se "u takon iranianëve të vendosin se si do ta zgjidhin këtë protestë të brendshme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve." Ajo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndjekin politikën e angazhimit me Iranin për çështjet e rëndësishme, duke përfshirë programin bërthamor iranian që është bërë burim polemikash në arenen botërore. Klinton mori në mbrojtje gjithashtu mbështetjen amerikane për shërbimin Twitter të mesazheve në internet, i cili është bërë një mjet tepër i rëndësishëm komunikimi për aktivistët iranianë.