SHBA: Trajnim forcave afgane për të shmangur viktimat civile
Nëpërmjet një raporti të ushtrisë amerikane për sulmet ajrore në Afganistan, bëhet thirrje për një trajnim më të mirë dhe efikas të forcave ajrore, por edhe atyre tokësore, në mënyrë që të shmangen viktimat civile. Qeveria afgane bëri të ditur nëpërmjet të dhënave që disponon se sulmet ajrore të muajit të kaluar vranë 140 civilë në provincën e Farah. Por sipas raportit amerikan, një shifër e tillë kundërshtohet kategorisht dhe raportohet se janë vrarë rreth 30 civilë. Uashingtoni dhe Kabuli kanë patur mosrakordime lidhur me numrin e viktimave të provokuara nga ky incident. Zyrtarët e NATO-s thonë se nivelet e larta të viktimave civile, janë të papranueshme. nivele të larta janë të papranueshme. Numri i vdekjeve në Afganistan ka intensifikuar pakënaqësitë në këtë vend, në drejtim të luftës së udhëhequr nga forcat amerikane. Detajet e raportit janë dhënë nga zyrtarë të mbrojtjes amerikane për Wall Street Journal dhe Associated Press. Qëllimi për trajnim më efikas është që të parandalojë incidente të ngjashme në të ardhmen, për të reduktuar në minimum numrin e viktimave në radhët e civilëve. Sipas zyrtarëve, raporti i bën thirrje forcave amerikane që do të dislokohen në Afganistan, të stërviten më tepër para se të veprojnë e të ndërmarin sulme ajrore.