E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA hetim Superliges Duka Ndeshkime te renda

Mungesa e eksperiencës ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbolllit t’i drejtohet për ndihmë UEFA-s për të hetuar ndeshjet e javës së fundit të Superligës që dyshohen si të toleruara apo të paracaktuara. Konfirmimi vjen nga numri një i qeverisë së futbollit shqiptar, Armand Duka, i cili pasi ka kërkuar kohë për hetimin ka kërcënuar më dënime të rënda nëse akuzat vërtetohen.

"Të vërtetosh tolerimin e një ndeshje nuk është shumë e lehtë dhe nuk kemi eksperiencë në këtë punë dhe për këtë arsye kemi kërkuar ndihmë nga UEFA për ta bërë bashkë këtë punë. Nëse do të vërtetojmë gjëra të tilla, masat do të jenë shumë të rrepta", tha Armand Duka, president i FSHF-së.

Duka ka folur në mbledhjen e parë të vitit të Komitetit Ekzekutiv të FSHF_së, duke prekur një tjetër temë që tronditi futbollin shqiptar: dhunën në fushën e lojës. Sipas tij, komisioni disiplinor ka marrë masat e duhura në ndëshkimet drastike ndaj autorëve.  "Jemi në dijeni të një ngjarje shumë të shëmtuar në Lushnjë, por komisioni i disiplinës njërin nga shkaktarët e ka përjashtuar përgjithmonë nga futbolli dhe një tjetër e ka dënuar tre vjet, kështu që nuk besoj se ka më tepër se cfarë të bëj", tha Duka. Ndeshjet e javës së 22-të të Superligës, Shkumbini-Bylis, Flamurtari-Elbasani dhe Dinamo –Skënderbeu dyshohen për tolerime dhe paracaktim rezultati, ndërsa në takimin e Kategorisë së Parë, Lushnja-Pogradeci u dhunua arbitri anësor.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›