Muslimani hedh ne gjyq FBI-ne dhe administraten Obama

Një musliman në Kaliforni ka hedhur në gjyq administratën Obama dhe FBI-në duke i akuzuar për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese pasi kanë autorizuar gjurmimin e tij. Në automjetin e tij ishin zbuluar dhe më parë pajisje elektronike që mundësonin kontrollin e lëvizjeve të tij. Yasir Afifi, studenti 20-vjecar i universitetit të Santa Clara, California, zbuloi mjetin elektronik të vendosur në automjetin e tij tetorin e kaluar, ndërsa kishte cuar makinën tek mekaniku për të ndërruar vajin.
Pas heqjes së saj menjëherë ishte kontaktuar nga agjentë të FBI-së amerikane. Sipas të riut mungesa e mandatit nënkuptonte se FBI-ja dhe departamenti i drejtësisë kishin shkelur të drejtat e tij kushtetuese e njëkohësisht dhe të drejtën e lëvizjes e të shprehjes. Sipas këshillit mbi marrëdhëniet amerikano-islamike me qendër në Uashington spiunimi i qyetarëve amerikanë pa mandate e pa justifikim është jokushtetues e për rrjedhojë duhet dënuar.
I riu nga Kalifornia ka kërkuar dëmshpërblim ndërsa ka publikuar në media dhe detaje të komunikimit me agjentët e FBI-së të cilët e kishin pyetur mbi udhëtimet jashtë vendit dhe në një rast madje dhe komplimentuar për shijen në përzgjedhjen e restoranteve. Prej kohësh FBI amerikane është kritikuar nga grupet mbrojtëse të të drejtave të njeriut për mënyrat e hetimit por cështja në gjykatë rrezikon të hapë një debat më të gjerë në opinionin publik.
Delina Bitraku