Trafik armesh Imami shte tregti e ligjshme

Perfaqesues te opozites kane akuzuar qeverine per transaksione te dyshimta me karakter kriminal mbi marreveshjen e re te demontimit te armeve. Ne seancen e rradhes opozita akuzoi qeverine se ne kete proces jane perfshire shtetas serbe ndersa transaksionet jane te dyshimta pasi armet jane derguar ne vende arabe. Duke e cilesuar si nje marreveshje te parregullt perfaqesues te opozites u shprehen se raporti i OKB-se deshmon qarte se Shqipëria përvec marrëdhënieve tregtare për armët ka dhe marrëveshje për dërgimin e parave në zonat e nxehta, si Jemen e Libi. Por nje akuze e tille eshte hedhur poshte nga ana e ministrit te Mbrojtjes.
"Demontimi është një nga proceset që ecën më mirë në gjithë fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, është detyrë e jona që me cdo mjet ta shkarkojmë këtë barrë të së kaluarës. Unë e cmoj pozitive që edhe opozita në parim nuk është kundër. Nëse nuk jeni të bindur unë mund tju jap argumenta më tepër, hajdeni në komisionin e mbrojtjes ku trajtohet kjo cështje, po su bindët u jap të dhëna të tjera. E po su bindët prapë vazhdoni në tuajën, se unë kam detyrë të jap argumentat e mia, po nuk kam detyrë tju bind", tha Arben Imami, ministër i Mbrojtjes. Seanca parlamentare ka nisur me ndryshimet me te fundit ne rregullore ku nje jave me pare u vendos qe 60 minuteshi i debatit te lire te mbahet ne fund te seances.
Jul Kasapi