Hofenhajm - Bajern, por dhe Ibiseviç - Toni&KlozeIbesiviç ka shënuar deri tani 17 gola për Hofenhajmin dhe është golashënuesi më i mirë në Gjermani. Kloze ka shënuar 7 gola, Toni e Riberi nga 6 gola

Krysfida midis Bajernit e Hofenhaimit ka brenda saj edhe një supersfidë midis sulmuesëve më të mirë të kampionatit gjerman. Nga njëra anë është Vedad Ibiseviç për Hofenhaimin, ndërsa nga ana tjetëer janë dy sulmuesit e Bajernit, Miroslav Klose dhe Luka Toni, të cilët dëshirojnë të fitojnë duelin me goleadorin boshnjak.
Luka Toni: “Hofenhajm është para nesh në renditje, por ne do të rikthehemi në krye pas ndeshjes kundër tyre. Uën besoj se ne jemi ekipi më i mirë”. Toni shënoi 24 gola për Bajernin sezonin e kaluar. “Kjo është një provë force dhe ne duhet ta fitojmë”.
Ibesiviç ka shënuar deri tani 17 gola për Hofenhajmin dhe është golashënuesi më i mirë në Gjermani. Kloze ka shënuar 7 gola, Toni e Riberi nga 6 gola.
Kloze: “Ai nuk do të kishte shënuar aq shuma gola nëse Hofenhaimi nuk do të kishte një mesfushë të kompeltuar, por çdo gjë do të shikohet në fund të sezonit”.
E Enjte, 04 Dhjetor 2008