Gjykata Bashkim Tahiri te ndiqet penalisht nen masen e sigurise detyrim per paraqitje
Gjykata e Tiranës, e cilësoi të ligjshëm arrestimin në flagrance nga policia të Bashkim Tahirit, i cili do të hetohet nën masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për akuzën e “tregëtim e transportimit të mallrave që janë kontrabanduar” në bashkëpunim.
Prokruori i çështje, i kujtoi togave të zeza se babai i deputetit të Partisë Socialiste Sajmir Tahiri, edhe në dy raste të tjera kishte blerë ilaçe kontrabandë nga shitësi Dritan Gjiza.
Kjo e pranuar edhe nga vet shitësi, që sipas tij, e kishte klient të rregullt shtetasin Bashkim Tahiri. Ky i fundit nuk pranoj të flas për akuzën e prokurorisë, por u emocionua nga salla e mbushur plot me simatizant të PS-së e fmailjar të të arrestuarit,
Gjykata edhe për Dritan Gjizën, vendosi që hetimet e organit të akuzës të vazhdojn nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve. Ndërkohë, me urdhër të prokurorisë është liruar një ditë më parë Nadire Taga, e cila kishte ndërmjetësuar shitjen e ilaçeve kontrabandë mes Tahirit dhe Gjizës.
Kërkesa e prokurorisë
Prokuroria kërkon Gjykatës lirimin nga burgu të Bashkim Tahirit, babait të deputetit të Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri.
Kjo konfirmohet nga burimet e “ABC-NEËS” pranë Gjykatës së Tiranës, ku kërkesa e prokurorisë tashmë është dorëzuar dhe paraditen e së enjtes priten të shqyrtohen nga gjyqtari i gatshëm Ardjan Kalia.
Mësohet se organi i akuzës, ka liruar me urdhër të menjëhershëm Nadire Tagan ndërsa për shkak të moshës së vjetër dhe mos konsumimin e ndonjë vepre penale. Ndërsa i dyshuari Tahiri do të lirohet për shkak të moshës së vjetër dhe mungesës së rrëzikshmërisë shoqërore.
Ndërkaq, për Dritan Gjizën, prokuroria do të kërkoj nga togat e zeza caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” deri në përfundim të hetimeve.
Të dyshuarit Tahiri dhe Gjiza do të hetohen për akuzën e “tregëtimit dhe transportimit të mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim. I vetmi që ka pranuar akuzën, është shitësi i ilaçeve Gjiza.