UEFA, miliona euro për klubet 43.5 milionë euro për lejimin e lojtarëve në Euro 2008

UEFA do të derdhë 43.5 milionë euro për 180 klubet evropiane që lejuan lojtarët e tyre të merrnin pjesë në finalet e Kampionatit Europian 2008. Rimbursimi është kalkuluar në bazë të numrit të lojtarëve, që një ekip pati në ekipet kombëtare. Skuadra që do të përfitojë më shumë është Verder Bremen, gati 1.5 milionë euro, i ndjekur nga Lioni e Bajerni i Munihut. Skuadrat italiane në total do të përfitojnë 4 milionë e 250 mijë euro. Ekipi më rimbursuar do të jetë Juventusi, 644 mijë euro.
E Enjte, 04 Dhjetor 2008