E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kush e ndal këtë Lëklerk!

Kush mund ta ndalë Charles Leclerc? Piloti nga Monako, 24 vjeç, është në momentin e tij më të mirë. Pol dhe fitore në Bahrein; vendi i dytë në Arabi; pole dhe fitore në Australi. Ai është piloti i parë i Ferrarit që fiton në Melburn që nga Raikkonen, në vitin 2007, kampioni i fundit i ekipit të Maranellos. Dy podiumet e Carlos Sainz janë zbehur pas braktisjes së pistës së Albert Parkut, duke mos marrë asnjë pikë dhe lufta e Verstappen e Red Bull duket e zbutur disi kur hyn në lojë mungesa shqetësuese e besueshmërisë së makinës Milton Keynes (Milltën Kejns). Pas tre garash në vitin 2022, diferenca mes Leclerc-ut dhe një Russell befasues, është tashmë 34 pikë.

“Nuk dua të mendoj shumë për këtë sepse sezoni sapo ka filluar – ka thënë Leclerc. – Unë kryesoj me 34 pikë dhe kjo është mirë, është një epërsi e mirë në çdo moment të sezonit. Çmimi i madh në Imola do të jetë i mrekullueshëm, por ne duhet të përballemi me garën ashtu siç kemi përgatitur tre të mëparshmet, pa e tepruar me presionin mbi veten tonë. Ne kemi punuar jashtëzakonisht mirë që nga fillimi i sezonit dhe duhet të vazhdojmë për ta bërë këtë”, – thotë kryesuesi i Kampionatit Botëror, i vetëdijshëm për euforinë e tifozëve në garën e ardhshme në Emilia Romagna GP.

Leclerc pranon se është më e lehtë të performosh me një bishë si F1-75 sesa të luftoje për pikë me dy Ferrari-t e mëparshëm: “Kam qenë në këtë situatë në kategoritë e të rinjve (në krye të kampionatit) , por ta bësh atë në Formula 1 do të thotë shumë, sidomos pas viteve të fundit dhe aq më tepër me Ferrarin. Është e pabesueshme. Mentaliteti është i ndryshëm në krahasim me 2020 dhe 2021, sepse tani e di që kam një makinë të aftë për të fituar dhe unë nuk duhet të bëj diçka spektakolare, thjesht duhet të bëj punën time” – thotë piloti i Ferrarit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›