E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA pezullon 3 ndeshje De Rosin

Mesfushorit të Romës, Daniele De Rossi, i është dhënë një pezullim prej tri ndeshjesh në Ligën e Kampionëve, pas bërrylit të përdorur kundër kapitenit të Shakhtarit, Dario Srna. Paneli i komisionit disiplinor të UEFA-s u mblodh për të diskutuar sjelljen e keqe të De Rosit për gjestin antisportiv që bëri kundër kroatit që luan prej disa sezonesh me fanellën e ukrainasve. Për këtë arsye, UEFA nuk tregoi aspak mëshirë ndaj mesfushorit italian dhe e dënoi atë me tri ndeshje pezullim nga aktivitetet në garat europiane për klube. Duhet thënë se për De Rosin nuk është hera e parë që e tradhëtojnë nervat, pasi shpesh është bërë protagonist me ndërhyrje të tilla brutale.

Champions League

Çerekfinalet

5/6 dhe 12/13 prill

Real Madrid – Totenhem

Çelsi – Mançester Junajtid

Barcelona – Shakhtar

Internacionale – Shalke 04

Gjysmëfinalet

26/27prill – 3/4 maj

1: Inter/Shalke - Çelsi/Mançester

2: Real/Totenhem - Barcelona/Shakhtar

Finalja

28 maj Ëembley

Fituesja 2 – Fituesja 1 20:45

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›