Benfika-PSV, kryendeshja e çerekfinaleve
Është hedhur edhe shorti i kupës Europa League, për fazën çerekfinale. Braga dhe Dinamo e Kievit do të përballen me njëra-tjetrën në këtë fazë pasi kanë eliminuar dy skuadrat e mëdha angleze, respektivisht Liverpulin dhe Mançester Sitin. Skuadra portugeze e Portos do të përballet me Spartakun e Moskës ndërkohë që çifti i katërt i çerekfinaleve të këtij aktiviteti është përballja mes Vijarrealit dhe Tventes. Ndeshjet e para të çerekfinaleve të Kupës Europa League do të zhvillohen më 7 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit më 14 prill. Benfika dhe PSV që kanë fituar të dyja bashkë 3 kupa Europe do të përballen në gjysmëfinale me fituesen e dyshes Braga-Dinamo e Kievit. Ndërkohë fituesja e ciftit Porto-Spartaku i Moskës do të përballet me fituesen e ciftit Vijarreal-Tvente. Finalja e Kupës Europa Leagu do të zhvillohet më 18 maj në Dublin.
Europa League
Çerekfinalet
7 dhe 14 prill
Porto – Spartak Moska
Benfika – PSV Eindhoven
Vilarreal – Tvente Enshede
Sporting Braga - Dinamo Kiev
Gjysmëfinalet
28 prill – 5 maj
1: Braga/Dinamo – Benfika/PSV
2: Porto/Spartak – Vilarreal Tvente
Finalja
18 maj, Dublin Arena
Fituesja 2 – Fituesja 1 20:45