E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, uron Obamën për çmimin Nobel

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dërguar një mesazh urimi homologut amerikan Barack Obama, me rastin e marrjes së çmimit Nobel për Paqen.
Në mesazhin e tij, Sejdiu është shprehur se ky çmim jepet në kuadër të përpjekjeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara për të vendosur paqen në botë.
"Dua të shfrytëzoj këtë rast që në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, të përgëzoj shkëlqesinë tuaj për marrjen e çmimit prestigjioz të Nobelit për Paqen. Ky çmim është deshmi e suksesit tuaj si lider i një vendi të lirë që synon krijimin e një bote më të sigurt dhe më paqësore", është shprehur Sejdiu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›