E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf shqyrton opsione të tjera

Mesfushori veteran i Milanit, Clarence Seedorf, ka njoftuar se nuk ka asgjë të re në lidhje me të ardhmen e tij, pasi ende nuk ka marrë një ofertë për zgjatjen e kontratës nga klubi italian.

Kontrata aktuale e holandezit skadon në fund të këtij sezoni, që do të thotë se ai mund të transferohet në çdo skuadër me parametra zero.

“Nuk ka asgjë të re për të ardhmen time. Nuk kam marrë asnjë ofertë nga klubi për rinovimin e kontratës dhe për këtë arsye po i shqyrtoj propozimet tjera”.

“Tani për tani do të përqendrohem që të realizoj detyrat e mia këtu deri në fund të sezonit”.

“Shpresoj ta fitojmë Scudetton javën që vjen që pastaj të koncentrohemi në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Palermos”, ka deklaruar katërherë fituesi i Ligës së Kampionëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›