UEFA suspendon për një vit Besiktasin

UEFA ka ndaluar pjesëmarrjen e Besiktasit në Europa League për sezonin 2012-13, për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare.
Gjigantit të Stambollit i ishte dhënë një dënim me kusht në fillim të muajit maj, dhe klubi ishte paralajmëruar se do të përjashtohet nga të gjitha ndeshjet e UEFA-s për pesë vitet e ardhshme nëse vazhdon të shkel rregullat e futbollit evropian.
Besiktasi nuk ka arritur që të organizohet financiarisht që kur u sanksionua me kusht, dhe për këtë arsye u përjashtua nga futbolli Evropian për një vit.. Besiktasi sezonin 2011-12 e përfundoi në pozitën e katërt.