Ranieri, trajner i Monacos

Tashmë është zyrtare. Claudio Ranieri është emëruar trajner i ri i Monacos. Lajmin e ka bërë të ditur klubi francez, i cili garon në ligën e dytë.
Ish trajneri i Chelseat, Juventusit, Romës dhe Interit ka nënshkruar kontratë dyvjeçare, deri në qershor të vitit 2014, me opsion për vazhdimin e saj për një tjetër sezon.
Trajneri italian do ta mbajë një konferencë për shtyp të enjten, prej orës 17:00 në stadiumin Stade Luis II, ku edhe do të prezantohet zyrtarisht. Synim kryesor i Ranierit është që ta rikthejë Monacon në Ligue 1, pasi klubi mbretëror francez dështoi ta bënte një gjë të tillë sivjet.