E Diel, 1 Nëntor 2026

De Biazi: Dua një Shqipëri si Çelsi, të shëmtuar dhe fituese

TIRANE- Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi ka dhënë dje përshtypjet e tij për dy ndeshjet miqësore me Katarin dhe Iranin, duke i quajtur ato në thelb shumë pozitive.

Por, tekniku italian përmendi disa herë fjalinë “të qëndrojmë me këmbë në tokë” përsa i përket çështjes se sa shanse ka Shqipëria të shkojë në Botëror. “Kemi bërë dy paraqitje të mira, por në fakt ato ishin eksperimentale, - deklaroi ai. – Edhe ndeshja me Moldavinë do të jetë e tillë. 

Jam shumë i kënaqur nga fitoret, pasi skuadra tregoi një rritje të ndjeshme. Loja? Nuk ka shumë rëndësi. Do të pëlqeja që Shqipëria ime të ishte si Çelsi, të bënte një lojë të shëmtuar, por të fitonte. Gjithsesi, për Botërorin duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë, të mos ëndërrojmë”, shtoi De Biazi.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›