E Shtunë, 31 Tetor 2026

UEFA të dënoj Realin, kartonat me qëllim!

UEFA do të hapë procedurë hetuese ndaj Real Madridit për ndëshkimin e dy lojtarëve të saj në ndeshjen ndaj Galatasaray. Sergio Ramos dhe Xabi Alonso u ndëshkuan me karton të verdhë pasi që panë se Real Madridi lehtë do të ketë përballjen me skuadrën turke.

Jose Mourinho është i njohur për të tilla "fore" të cilat i ka bërë shpeshë në këtë garë duke shyer lojtarët që qëllimisht të ndëshkohen për të munguar në ndeshjen tjetër.

Zyrtarët e UEFA-s brenda kësaj jave do të shqyrtojnë këtë rast ndërsa Real Madridi dhe lojtarët mund të ndëshkohen për këtë./Indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›