"A nuk je ti fashist?"

Te skuadra e Sunderland vazhdon pakënaqësija e tifozëve të skuadrës me emërimin e Paolo Di Canios në stolin e skuadrës. Akuzat se ai është fashist, racist e i pakulturë vazhdojnë të qarkullojnë edhe në mediat angleze.
Ato kanë hulumtuar më thellë duke gjetur prova "fashizmi" te Di Canio. Foto të para pak vitesh po qarkullojnë në mediat britanike.
Di Canio kishte marrë pjesë në funeralin mortor të fashistit të njohur në Itali, terroristit nga Roma, Paolo Signorelli.
Ngjarja kishte ndodhur 3 vjet më parë ku Di Canio me këtë kishte dëshmuar edhe një herë pikëpamjet e tij fashiste./Indeksonline/