E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lezhë-Laç, vdesin 3 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Laç. Tre persona kanë humbur jetën pas përplasjes së një furgoni me një autoveturë.
Aksidenti ndodhi në afërsi së Shën Kollit. Furgoni me targë TR 99 43 R është përplasur me autoveturën SH 52 70 duke dalë jashtë rruge.Ende nuk dihet identiteti i personave që janë qenë në makinë. Policia ka konfirmuar vdekjen e tre personave ndërkohë që një person është deklaruar në gjendje kome. Sipas policisë nga aksidenti kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë. Sipas policisë shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e madhe e makinave. Në momentin e aksidentit furgoni po dilte nga rruga dytësore në autostradë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›