E Shtunë, 31 Tetor 2026

UET,organizon konferencë shkencore për gjeopolitikën

Studiues të njohur ndërkombëtare janë mbledhur në Tiranë në një konferencë shkencore të organizuar nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) për të diskutuar më kolegët e tyre shqiptarë probleme të gjeopolitikës botërore dhe veçanërisht rolin që SHBA-të luajnë në të.
Fatos Tarifa në diskutimin e tij u fokusua në fenomenin e modernitetin dhe të globalizmit dhe të sfidave që ato paraqesin për të ardhmen e politikës globale dhe rolin e SHBA-ve. Në fjalën e tij, prof. Etzioni, ish këshilltar i Presidentit Xhimi Karter, u përqëndrua në rolin që
luan dhe do të luajë SHBA në arkitekturën globale të 21-të, duke theksuar se politika e jashtme e SHBA-ve duhet të orientohet para së gjithash nga interesat kombëtare të sigurisë së saj dhe forcimit të sigurisë në shkallë globale.
"Kjo konferencë është dëshmi e arritjeve të shkencave sociale shqiptare dhe nivelin e tyre të krahasueshëm me akademikët në botë"- tha drejtori i Institutit i Studimeve Sociale dhe të Politikave në UET, Fatos Tarifa.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›